Një djalë shurdhmemec shpërtheu në lot kur mësoi se e gjithë lagjja kishte mësuar gjuhën e shenjave vetëm për të komunikuar me të dhe për t’i dhënë mesazhin: ‘Një botë pa pengesa është ëndrra jonë’.
Muharremi, një djalosh nga Stambolli, Turqi, habitet kur teksa shëtit rrugëve të lagjes me motrën e tij, takon njerëz të njohur dhe të panjohur që e përshëndesin ose i drejtohen me gjuhën e shenjave. Ai shkon në një dyqan frutash dhe një djalë, me gjuhën e vetme me të cilën Muharrem mund të komunikojë, i thotë se dëshiron t’i dhurojë një mollë, më tej përplaset në rrugë me një vajzë e cila i kërkon falje gjithashtu me gjuhën e shenjave, më tej taksisti e përshëndet në të njëjtën mënyrë.
https://www.youtube.com/watch?v=fu2OhoYWmmE
Në fund të shëtitjes, djaloshi shurdhmemec gjendet para një reklame të madhe elektronike, ku një vajzë i komunikon atij mesazhin prekës: “Sepse një botë pa barriera është edhe ëndrra jonë”.
Pas këtij moment, rreth Muharremit mblidhen mjaft njerëz që e përqafojnë, duke bërë që djaloshi të përlotet nga emocioni.
Gjithçka është filmuar në një video, e cila më pas është hedhur në ‘You Tube’ duke marrë miliona shikime.
Ish-kreu i Kushtetueses: Qeveria s’e shpall Listën Serbe si ...
Protestat po vlerësohen si pikë kthese për Serbinë
Gjesti tërheq zvarrë edhe Xhenetën, kjo shpërthen në vaj
Motori përplaset me automjetin në Fier, një i plagosur
Aksident ajror në Shtutgart, ndalen fluturimet – policia jep...
Dimao Zagreb emëron trajner legjendën italiane