Nuk ka asgjë të këndshme apo qesharake nëse shihni një pudër kompakt të thyer apo ndonjë produkt tjetër kozmetik të dëmtuar.
Hudhja e një bronzeri në tokë dhe thyerja e tij do të ishte njëlloj e keqe sa të ju bjerë ndonjë celular i-Phone në dysheme me ekran të thyer. Është e panevojshme të thuhet, por kur bëhet fjalë për produkte të tilla, ne dimë t’i mbrojmë gjërat tona të preferuara. Për fat, të keq, një mashkull i quajtur Joey Salads si duket nuk ka arritur ta kuptojë fare këtë gjë.
https://www.facebook.com/JoeyAndTanisha/videos/1703505709724729/
Një video e titulluar “shkatërrimi i kozmetikës së të dashurës suaj” rishfaqet sërish në facebook nga Joey Salads, një komedian në Youtube. Madje akoma pa shtypur butonin për të parë videon, vet fjala shkatërrim dhe makeup na asocon në diçka trishtuese që nuk guxon të qëndrojnë në të njejtën fjali. Mund ta paramendoni se çfarë ndodhë me videon në vazhdim: një mashkull në mënyrë idioteske ia shkatërron tërë setin e kozmetikës së të dashurës së tij me produktet MAC. Dhe mund ta paramendoni dhimbjen e femrave teksa shohin dikë duke ia shkatërruar dhe goditur me çekiç produktet më të preferuara të kozmetikës.
Por, si duket, e dashura Tanisha qëndroi shumë e ftohtë në këtë aspekt. Sigurisht, ajo ishte dukshëm e mërzitur, por njëkohësisht e përmbajtur nga veprimi i të dashurit të saj, transmeton femra.net. Nuk mund ta besojmë se si mund të qëndrojnë akoma së bashku ky çift, pasi po t’ia bësh këtë një femreje, ato do të ju zhdukin nga jeta e tyre për pak minuta.
Në fund të videos torturuese, Salads pranon se ndjehet keq për këtë. Në fund të fundit, ai i ofron si kompenzim një shoping në MAC për të zëvendësuar produktet e dëmtuara, por ajo e informon se shumica e koleksionit ishte e kufizuar siç ishte buzëkuqi nga Caitlyn Jenner. Si duket tani e tutje, të gjitha femrat do mbajnë afër vetes paletat dhe produktet tjera kozmetike, në mënyrë që t’i ruajmë nga duart e këqija të meshkujve…
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...