Vendet më të çuditshme në botë (FOTO)

14:03 | 8 Mars 2015
Arbresh.info

Bota është plot me mrekulli dhe vende të çuditshme për të cilat mund të mos keni dëgjuar ndonjëherë. Në këtë artikull, ju kemi sjellë vendet më të çuditshme nga e gjithë bota.

Shpellat Waitomo

Shpellat Waitomo, të cilat ndodhen në Zelandën e Re, janë të ndriçuara në mënyrë natyrale. Një ndriçim i krijuar nga qindra krimba të vegjël që shkëlqejnë. Ata qëndrojnë të varur në tavanet e shpellave dhe prodhojnë një dritë mahnitëse blu.

 

4914

Salar De Uyuni

Ky është vendi më i madh në botë ku mund të gjendet kripa. Ai ndodhet në jugperëndim të Bolivisë. Salar De Uyuni u formua si rezultat i transformimeve mes disa liqeneve parahistorike.

download

 

Badab-e Surt

Badab-e Surt ndodhet në pjesën veriore të Iranit. Ai përbëhet nga një masë tokësore në formën e shkallëve. Ato janë krijuar nga rrjedhja mbi 100 vite e dy burime të ujërave, të cilat kanë depozituar mineralet e karbonit në pjesën e malit ku kanë rrjedhur.

 

 

download (1)

 

Plazhi i fshehur në ishullin Marieta

Ky plazh i fshehur, është formuar si rezultat i aktivitetit vullkanik. Ka një mbulesë natyrale, ujë të pastër si kristali si dhe rërë të pastër e të bardhë.

download (4)

 

Vizatimet e Nazca

Këto vizatime të mrekullueshme në shkretëtirë, ndodhen në Peru. Ato formojnë figura gjeometrike të çuditshme. Aty mund të gjesh dhe vizatime në formën e zogjve dhe kafshëve, të cilat mund të shihen vetëm nga qielli.

 

download (3)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme