Duket e pabesueshme por ja që është e vërtetë.
Një vajzë nxorri nga hunda e saj një unazë pas një teshtime të fortë.
Më interesant është fakti se unaza kishte humbur 12 vite më parë.
20-vjecarja nga Ëest Yorkshire kishte humbur aksesorin që prej vitit 2007 dhe besonte se ia kishte vjedhur ndonjë prej miqve të saj.
“Nëna ime ma bleu si dhuratë për ditëlindje dhe pas disa muajsh vura re që kishte humbur. Nuk do ta mendoja kurrë se kishte ngecur në hundën time. Kisha gjithmonë miq në shtëpi dhe nëna më thoshte se mund ta ketë vjedhur ndonjëri. Nuk kishte asnjë shpjegim tjetër se ku mund të kishte shkuar unaza”, tregoi Abigail.
Më pas shpjegoi tronditjen që përjetoi kur unaza i doli nga hunda pas tështimës.
“Ishte një ditë normale dhe fillova të tështij vazhdimisht. Në një moment pashë letrën dhe e habitur thashë, ‘Cfarë dreqin është kjo’. Më pas kuptova që është unaza ime”, përfundoi grimierja.
Ndonëse kishte vite me unazë në hundë, nuk kishte përjetuar asnjëherë probleme me frymëmarrjen.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...