Google ADS

Ulëset gjigande që i bëjnë të rriturit të ndjehen prapë si fëmijë

22:43 | 5 Gusht 2016
Arbresh.info

Kur i linduri në SHBA Chris Bangle u zhvendos nga Gjermania në fshatin e vogël italian të Clavesana-së në vitin 2009, atij i duhej t’i thoshte lamtumirë një karriere 17 vjeçare si shef i Dizajnit për BMW.

Ky ishte një ndryshim i madh për të, por zhvendosja e tij kishte ndikim gjithashtu  edhe tek fqinjët e tij të ri, shkruan Dany Mitzman.

I ngopur me dizajnimin e makinave për elitën, Chris Bangle dëshironte të krijoj diçka për të gjithë, dhe diçka më shumë në përputhje me natyrën.

Një ide që e goditi atë ishte krijimi i një ulëseje parku gjigande, mirëpo shumë më të madhe se një ulëse parku e zakonshme, dhe së bashku me gruan e tij, Catherine, ai ngriti projektin ‘The Big Bench Community’.

Këtu do të gjeni fotografi të disa ulëseve në disa vende publike:

1_9766 2_7237 3_4054 4_4146

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme