Google ADS

U çmend e tëra pasi e bëri të besojë se bletët i janë vërsulur mbi kokë (Video)

14:27 | 3 Gusht 2015
Arbresh.info

Kemi parë video me shaka të ndryshme por kjo thjesht është ndër më të keqet dhe më mizore.

Në video shihet djaloshi i Canal Boom i cili ishte veshur me të bardha dhe hynë në një ashensor me tri kuti kinse të mbushura me bletë që gumëzhijnë dhe me mbishkrimin nga jashtë “bletët jetojnë”.

Në ashensor gjendet një vajzë e cila qëlloi rastësisht por që ra viktimë e kamerës së fshehur.

Djaloshi me të bardha u bë sikur po fliste në telefon dhe në atë moment kutitë i bien në tokë, transmeton Arbresh.info.

Ai filloi të bërtiste duke i thënë vajzës mbuloje kokën pasi që bletët kanë dalur nga kutitë ndërkohë që ai i hidhte disa flluska letre.

Vajza u tmerrua e tëra dhe filloi të shkarravitej në tokë duke menduar se kishte bletë mbi kokë dhe me sa forcë që kishte i largonte ato./Arbresh.info/

https://www.youtube.com/watch?t=247&v=oXrTGD_A4WQ

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme