Një femër e cila ndodhej për pushime në ishullin Koh Samui, në Tajlandë, ka irrituar banorët lokalë pasi ishte fotografuar duke fërkuar trupin kundër Hin Ta, shkëmbit të shenjtë që ka formë penisi.
Shumë vendas, besojnë se shkëmbi strehon shpirtin e një plaku, prandaj policia arrestoi turisten dhe e detyroi atë të kërkonte falje publike, transmeton portali arbresh.info
“Guri është special dhe na përfaqëson neve në ishull. Është ofendim që të bëhet një gjë e tillë”, thanë banorët lokalë.
Shkëmbi Hin Ta është një atraksion turistik, por që në shumicën e rasteve është keqpërdorur nga ta.
Në gusht të vitit 2016, autoritetet lokale u përpoqën që të gjurmonin një tursit që u ngjit në shkëmb dhe u ul në krye të shkëmbit.
Hin Ta, i cili është një tërheqje turistike popullore në plazhin Hat Lamai, është pranë shkëmbit më të vogël Hin Yai, i cili thuhet se i ngjan vaginës./arbresh.info/
https://twitter.com/richardinthai/status/973521402711166977?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fsputniknews.com%2Fasia%2F201803131062497587-thai-locals-outraged-at-nude-tourist-humping-venerated-penis-rock%2F
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...