Google ADS

Turistja amerikane lind në hotel falë një video në ‘Youtube’

23:06 | 27 Prill 2018
Trina Galanxhi

Tia Freeman është një vajzë e re nga Amerika, e cila ka rritur të bëjë diçka të pabesueshme. 22 –vjeçarja nuk e dinte se ishte shtatzënë, teksa ishte me pushime në Stamboll.

Ajo kishte udhëtuar 17 orë nga SHBA drejt Turqisë dhe gjatë rrugës kishte pasur probleme shëndetësore, por kishte menduar se ishte helmuar.

Pasi shkoi në hotel, papritur ajo ka ndier diçka të çuditshme dhe një moment 22-vjeçarja ka kuptuar se është gati për të sjellë në jetë një fëmijë. Ajo nuk është përfshirë nga paniku, por ka hapur “Youtube”, ku ka parë një video si lind foshnja.

Procesin e lindjes ajo e ka kryer e vetme në dhomën e hotelit në Stamboll. Nëna e re dhe djali Xavier gëzojnë shëndet të plotë.

Vajza shkruan në Twitter se nuk e kupton ende pse të gjithë njerëzit janë habitur nga historia e saj. Vajza u kthye në shtëpi për t’u treguar prindërve të saj se ishin bërë gjyshër.

Më herët ajo kishte dyshuar se ishte shtatzënë, por nuk e besonte dhe vazhdonte jetën normalisht./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme