Një turist anglez i dehur është përgjakur dhe është gjetur i shtrirë në rrugët e qytetit Pattaya, në Tajlandë, pasi dyshohet se është përleshur fizikisht me një prostitutë transeksuale në pjesën e pasme të një taksi.
I dehuri besohet se është rreth të 60-tave, thuhet se ka qenë aq i dehur sa nuk ka mundur t’i tregojë policisë as emrin e vet, transmeton portali arbresh.info.
Anglezi është gjetur i mbuluar në gjak jashtë një lokali me drita të kuqe pasi kishte takuar prostitutën për herë të parë gjatë asaj nate.
Sipas dëshmitarëve ai kishte refuzuar të paguante atë për shërbimet e kryera dhe përleshja më pas ka eskaluar.
Ai e ka pohuar se është sulmuar jashtë klubit, por besohet se ‘lufta’ mes tyre kishte filluar që në lokal, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Më pas policia ka bastisur edhe lokalin e natës duke arrestuar dy prostitute.
Pattaya thuhet të jetë ‘shtëpi’ për rreth 27 mijë prostituta./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...