Një turist anglez i dehur është përgjakur dhe është gjetur i shtrirë në rrugët e qytetit Pattaya, në Tajlandë, pasi dyshohet se është përleshur fizikisht me një prostitutë transeksuale në pjesën e pasme të një taksi.
I dehuri besohet se është rreth të 60-tave, thuhet se ka qenë aq i dehur sa nuk ka mundur t’i tregojë policisë as emrin e vet, transmeton portali arbresh.info.
Anglezi është gjetur i mbuluar në gjak jashtë një lokali me drita të kuqe pasi kishte takuar prostitutën për herë të parë gjatë asaj nate.
Sipas dëshmitarëve ai kishte refuzuar të paguante atë për shërbimet e kryera dhe përleshja më pas ka eskaluar.
Ai e ka pohuar se është sulmuar jashtë klubit, por besohet se ‘lufta’ mes tyre kishte filluar që në lokal, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Më pas policia ka bastisur edhe lokalin e natës duke arrestuar dy prostitute.
Pattaya thuhet të jetë ‘shtëpi’ për rreth 27 mijë prostituta./Arbresh.info
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerje...
Gjuajtje me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet i dyshuari
Të turpëruar nga skuadra e ligës së katër angleze, Man Unite...
Spiunazh ndaj Kosovës te Serbia nga piloti kroat i KFOR-it d...
Përleshje midis demonstruesve dhe policisë në Novi Sad
Sulmi në Minneapolis, autori e planifikoi dhe e shënoi në di...