Trump dhe Putin, “shokojnë” udhëtarët në Londër

23:26 | 14 Mars 2017
Trina Galanxhi

Kompania e basteve “Paddy Power” ka habitur udhëtarët në Londër, të hënën me një performancë promocionale në të cilën ishin angazhuar aktorë të veshur si presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, gjysmë i zhveshur.

Londinezët ndaleshin të habitur, ndërsa Putin dhe Trump galoponin mbi një kalë, në prag të javës më të madhe në kalendarin britanik të garave me kuaj, festivalit Cheltenham.

Skena ishte frymëzuar nga fotot e famshme të presidentit rus Putin, në 2009, ku ai kalëronte pa bluzë, në rajonin Tuva në Siberi.

Aktorët Karl Greenud dhe Doug Devaney, shpenzuan më shumë se gjashtë orë duke u grimuar nga një ekip i artistëve të efekteve speciale të Holliwood-it, për t’u shndërruar në dy presidentët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme