Google ADS

Truku që ju bën ta shihni këtë fotografi me ngjyra

15:57 | 24 Nëntor 2015
Arbresh.info

A ju kujtohet fustani kaltër e zi i cili e tronditi internetin?

Ai u pa edhe si me ngjyrë tjetër nga persona të caktuar. Kjo sepse truri ynë mashtrohet në perceptimin e ngjyrave. Disa kanë perceptim normal të ngjyrave, ndërsa të tjerë të cilët e panë fustanin ngjyrë tjetër kanë perceptim hiperaktiv për ngjyra.

Edhe gjendjet si verbëria për ngjyra kanë të bëjnë me aftësinë e trurit tonë për ti perceptuar gjatësitë e ndryshme valore në vizualizimin e ngjyrave. Por duke përdorur një truk të trurit a mundet që kjo fotografi bardhë e zi të shihet si me ngjyra?

Provojeni!

Untitled

Pra a e shihni këtë fotografi si bardhë e zi?

Nëse e shihni të tillë keni të drejtë. Është vetëm një fotografi e thjeshtë bardhë e zi.

Tash shikoni me vëmendje në një pikë në qendër të fotografisë për disa sekonda.

Nëse papritur shihni ndryshim të ngjyrës atëherë perceptimi juaj për ngjyra është në rregull. Në anën tjetër nëse nuk vëreni ndryshim, ndoshta nuk jeni fokusuar mjaftueshëm apo keni vështirësi me perceptimin e ngjyrave.

Rezultatet e këtij truku përcaktohen nga Teoria e Kundër-Proceseve e propozuar nga Eëald Hering në shekullin 17. Teoria pranohet edhe sot e kësaj dite dhe tregon se sytë dhe truri ynë procesojnë ngjyrat e kundërta bardhë e zi, kuq e gjelbër, kaltër e verdhë./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme