Jemi mësuar t’i shohim liderët botëror në takime zyrtare me homologët e tyre, dhe në shumicën e kohës janë serioz për faktin se edhe natyra e punës së tyre e kërkon një gjë të tillë.
Megjithatë edhe ata janë njerëz dhe kanë ndjenja, dhe me raste nuk mund t’i kontrollojnë emocionet madje edhe kur janë duke folur para masës, transmeton Telegrafi.
Më poshtë ju sjellim momentet prekëse të liderëve të cilët janë parë duke qarë para turmës, derisa po flisnin për disa momente që i kanë prekur dhe i kanë bërë të ndjehen të pafuqishëm.
Pas vrasjes masive që kishte ndodhur në Newtown të Connecticut në SHBA, ku u vranë 20 fëmijë, ish-presidenti amerikan Barack Obama i ishte drejtuar kombit me një mesazh emocionues, ku në një moment nuk arriti t’i ndalë lotët.
Barack Obama
Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Obama kishte deklaruar se sa herë që po mendon për ata fëmijë, nervozohet pa masë”.
Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin ishte gjithashtu një nga liderët që u fotografua duke qarë, derisa i drejtohej përkrahësve të tij në sheshin Manezhnaya afër Kremlinit.
Kim Jong-Un
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un nuk mund t’i ndalte lotët para arkivolit të babait Kim Jong-Il në Pyongyang.
Justin Trudeau
Kryeministri kanadez Justin Trudeau është fotografuar duke i fshirë lotët nga sytë gjatë një fjalimi, pas publikimit të raportit final të Komisionit të se Vërtetës dhe Pajtimit.
George W. Bush
Ish-presidenti amerikan George W. Bush, ishte përlotur derisa po i dhuronte medaljen e nderit oficerit Michael Monsoor të forcave speciale Navy SEAL.
Silvio Berlusconi
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ishte prekur shumë kur përkrahësit e tij protestuan për para pallatit në Romë. Por, është interesant se si e dashura e tij Francesca Pascale dukej shumë e nervozuar në ato momente, duke e vështruar me mrrola.
Aung San Suu Kyi
Liderja pro-demokrate e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, nuk mund t’i ndalte lotët gjatë një konference për media.
Cristina Fernandez de Kirchner
Ish-presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirschner qante me zë derisa e ledhatonte të birin pas lajmit se ka fituar zgjedhjet presidenciale. /Telegrafi/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK