Gara për më të bukurën jo gjithmonë shkon sipas planit, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon një video e publikuar së fundmi, ku Miss Universe nga Spanja është filmuar duke u rrëzuar në pishinë derisa po sfilonte e veshur me fustan dhe këpucë me take të larta.
Pilar Magro po përfaqësonte provincën spanjolle Caceres, ku bëri një gaf që e la me fytyrë të skuqur.
Ajo derisa po sfidonte pranë pishinës duke tentuar të bëjë një rrotullim për t’i treguar linjat trupore, rrëshqiti dhe ra në pishinë, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, shfaq momentin kur derisa vajzat po sfilonin i vjen radha edhe Magros e cila derisa tenton të rrokulliset, duket se ishte shumë pranë pishinës dhe në një moment humb baraspeshimin dhe përfundon në ujë.
Me të parë se çfarë ndodhi vajzat tjera mbetën të shokuara, derisa një zhytës profesionist kërcen në ujë për ta shpëtuar nga më e keqja.
Kjo lëvizje e pamenduar mirë, pasi titullin ia rrëmbeu Magros, Sofia del Prado në Castilla La Mancha.
https://www.youtube.com/watch?v=yftz8F1-AsI
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos