Tenisti francez Maxime Hamou u dëbua nga French Open për gjatë gjithë kohëzgjatjes së turit, pasi të martën tentoi të puthte me forcë një gazetare gjatë një interviste live në televizion.
Ai po intervistohej nga gazetarja e Eurosport Maly Thomas për programin Avantage Leconte, pas humbjes së raundit të parë me Pablo Cuevas. 21-vjeçari i hodhi krahun në sup gazetares dhe e puthi në kokë dhe qafë teksa ajo përpiqej ta largonte, duke sjell të qeshura nga komentatorët në studio.
“Menaxhimi i turneut ka vendosur të revokojë akreditimin e Maxime Hamou pas sjelljes së tij të dënueshme ndaj gazetares dje”, thuhet në një deklaratë të Federatës Franceze të Tenisit. Megjithatë ai mund të përballet dhe me sanksione të tjera, pasi nisi hetimi nga komisioni i mosmarrëveshjeve të federatës.
Vetë gazetarja Thomas e ka përshkruar episodin si “sinqerisht i pakëndshëm” në një intervistë për Huffington Post France, duke shtuar “nëse nuk do të isha live në transmetim, do ta kisha goditur”.
https://www.youtube.com/watch?v=BR_B1mMvIr0
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...