Google ADS

Të blesh BMW me “centa”

23:44 | 21 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Një burrë në Kinë ka insistuar që të paguajë këstin e tij të parë të makinës “BMW” me monedha.

Ky veprim ka detyruar punëtorët e kompanisë që të ulen në “dy gjunjë” dhe të numërojnë monedhat, të cilat ishin diku rreth 9 mijë dollarë, transmeton portali arbresh.info

Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur diku rreth 18 dhjetorit.

Gu, menaxheri i shitjes së BMW në Putian, Provinca Fujian, tha për “Pear Video” se klienti merrej me biznes dhe se ka këmbëngulur që këstin e parë të paguajë në monedha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme