Një amerikan 29-vjeçar ka vendosur të largohet nga Shtetet e Bashkuara dhe të shkojë në një fshat të largët në xhungël në Indi, e në këtë mënyrë nuk duhet të shqetësohet për shlyerjen e kredisë studentore.
Ashtu si shumë amerikanë të tjerë, Chad Haag duhej të mbështetej në një kredi studentore për të paguar arsimin e tij universitar. Ai u përpoq të gjente një punë gjatë studimeve por si punë të parë gjeti vetëm si hamall, në përpjekje të vazhdueshme arriti të gjejë një tjetër punë si profesor i jashtëm në universitet por edhe kjo pagesë nuk i mjaftonte për shlyerjen e kredisë. Tarifa totale që kishte për të shlyer ishte 20.000 dollarë nga të cilat duhet të paguante çdo muaj 300.
Në një moment, përpjekja për të paguar 300 $ në muaj u bë shumë stresuese, kështu që ai i tha lamtumirë jetës së tij në Shtetet e Bashkuara dhe shkoi në një fshat të vogël në Indi.
Tani Chad jeton në një shtëpi në fshatin Uchakkada për vetëm 50 dollarë në muaj, dhe kohët e fundit ai u martua me një shtetase indiane, një mësuese në një kolegj lokal.
Sa i përket kredisë studentore, thjesht nuk merakoset më për këtë.
Ekspertët thonë se lëvizja në një vend të huaj për t’i shpëtuar kredive studentore është e rrezikshme, sepse nëse përsëri do dëshironin të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara do të përballeshin me një borxh të shumëfishuar për shkak edhe të kamat vonesave.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?