Një shfaqje e vënë në skenë nga artisti belg Jan Fabre, në një festival artistik ka shkaktuar reagime të forta në Greqi.
Në shfaqje artistët performojnë nudo në skenë, çka është cilësuar si një skandal nga opinioni publik në Greqi.
Një tjetër arsye pse kjo pjesë artistike është kritikuar dhe kundërshtuar fort, është sepse Jan Fabre, është drejtori artistik i festivalit dhe sipas komunitetit të artistëve, nuk mund të vërë një skenë të tijën pasi përbën konflikt interesi.
Pas reagimeve të forta të opinionit në Greqi, Jan Fabre lajmëroi dorëheqjen nga posti i drejtorit artistik të festivalit.
Kundërshtitë ndaj artistit belg nisën që me emërimin e tij nga Ministria greke e Kulturës, pasi Fabre, është i njohur për artin e tij kontraversial.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...