Harrojini propozimet me në sfond kullën Eiffel apo ballkonin e dashurisë së Romeo & Zhulietës.
Lee Loechler ka vendosur një standart të ri propozimi, që duhet vërtetë një mendje shumë – e theksojmë – shumë kreative për të sjellë diçka më emocionuese se kaq.
Lee e ftoi të dashurën e tij, Sthuthi David, në një kinema për të parë filmin e saj të preferuar të animuar. “Bukuroshja e Fjetur” nuk ishte shfaqur kurrë me një princeshë ezmere dhe një princ me sy që i shkëlqenin.
Teksa po shihte skenën ikonike, fytyra e Shtuthi-t ka marrë një pamje habie. Pse personazhet e animuar po i ngjasonin me dy persona që ajo i njihte shumë mirë?
https://www.youtube.com/watch?v=d0rIafG-Y-0&feature=emb_title
Për 6 muaj me radhë, Lee kishte punuar që personazhet të dukeshin si çifti në jetë reale, ndërsa një punë intensive ishte bërë edhe për devijimin e linjës së historisë. Princi i propozoi Bukuroshes së Fjetur duke mbajtur një kuti me unazë në dorë, të cilën e hodhi jashtë kuadrit, për të përfunduar në duart e Lee si publik në sallë.
Nuk do mend që Sthuthi ka mbetur e habitur, duke mos rreshturi së thëni: “O Zot!” Më pas, ajo ka thënë me humor: “Të shkrehtët njerëz”, duke iu referuar pjesës tjetër të publikut. Por aty ka mësuar se surprizat nuk kanë patur fund: të pranishmit në sallë ishin vetë familjarët dhe miqtë e çiftit. E si mund të mos i thuash “Po” një propozimi të tillë?
Si skenë filmi, apo jo?
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët