Google ADS

Si funksionon truri nën ndikimin e LSD’së (VIDEO)

18:38 | 5 Mars 2015
Arbresh.info

Çka është LSD?

LSD (Lysergic Acid Diethylamide) është drogë sintetike, me efekte halucinogjene (shtrembërim i perceptimit të realitetit), e cila gjendet në formës të një lëngu shumëngjyrësh, në formë të letrës thithëse ose në formë të tabletave.

Me çfarë emrash njihet?

Acid, Cid, Bicikell, Trip.

Çfarë efektesh ka LSD?

Përdorimi i LSD-së mund të shtrembëroj perceptimin e realitetit, të ndikoj në shfaqjen e halucinacioneve (të shikoni ose dëgjoni gjëra që nuk ekzistojnë në realitet) dhe të shkaktoj panik. “Tripi” ndryshe i quajtur efekti i LSD-së, mund të zgjas deri në 12 orë. Ky efekt varet edhe nga gjendja mendore dhe emocionale në të cilën gjendet personi para se ta përdor atë. Efektet fizike përfshijnë ngritjen e temperaturës së trupit, ritmit të zemrës dhe shtypjes së gjakut, pagjumësi dhe humbje të oreksit.

GWhkY1Y

xwxPFB8

unnamed_0

Si ndikon LSD në trurin e njeriut?

Ndjesitë (shqisat) dhe ndjenjat ndryshojnë, nën ndikimin e LSD-së. Përdoruesi i LSD-së mund t’i përjetoj disa emocione në të njëjtën kohë, ose mund të ketë luhatje prej një emocioni në tjetrin. Nëse përdoret në doza të mëdha, përdoruesi mund të përjetoj delusione dhe halucinacione pamore si dhe e humb orientimin në kohë. Disa përdorues të LSD-së, përjetojnë mendime të tmerrshme, ndjenjë të dëshpërimit, frikë nga humbja e kontrollit, frikë nga çmenduria dhe vdekja.

Përdoruesit e LSD-së, edhe pasi të ndërpresin përdorimin e saj, mund të përjetojnë “flashbacks” ose ri-përjetimi i disa efekteve të LSD-së. Ato mund të ndodhin papritmas, pa paralajmërim, disa ditë deri në më tepër se një vit pas ndërprerjes së përdorimit të LSD-së. Tek disa njerëz, këto efekte “flashback” mund të përsëriten pa pushim dhe mund të shkaktojnë shqetësim ose të çrregullojnë funksionimin social dhe atë profesional të personit.

A shkakton varësi, përdorimi i LSD-së?

Përdoruesit e LSD-së vullnetarisht e ulin, ose e ndërpresin përdorimin e saj pas një kohe. Konsiderohet se LSD shkakton një varësi të lehtë psikologjike. Megjithatë, LSD prodhon tolerancën, që d.m.th personat që e përdorin atë vazhdimisht, duhet në mënyrë progresive të marrin doza më të mëdha të LSD-së, për të arritur efektet e mëparshme. Kjo praktikë mund të jetë shumë e rrezikshme duke pasur parasysh se LSD mund te jep efekte të paparashikueshme./drogat

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme