Shtyhet dasma, dhëndri shpëton jetën e 5 personave

20:36 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Një zjarrfikës koreano –jugor, i cili kishte vetëm dy muaj në punë, shpëtoi jetën e pesë personave fundjavën e shkuar në Seoul, pasi bllokoi me kurriz flakët në mënyrë që ata të hidheshin nga dritarja.

Sipas CNN, Choi Kil – soo priti derisa të gjithë peronat që ndodheshin në katin e tretë të ndërtesës të dilnin jashtë, përpara se të hidhej vetë nga ndërtesa në flakë.

Fatkeqësisht, gjatë hedhjes ai theu legenin, që do të thotë se nuk do të mund të ecë drejt altarit për martesën e tij, që ishte parashikuar të zhvillohej pas tre javësh.

Zjarrëfikësi hero u detyrua kështu që të shtynte martesën, megjithatë duke folur për mediat nga shtrati i spitalit, ai tha se kishte bërë gjënë e duhur.

“Misioni im është të shpëtoj njerëz. Reagova instiktivisht, sepse më duhet të përmbushja misionin tim”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme