Studime të shumta janë kryer në lidhje me intelegjencën e njeriut. Shkencëtarët kanë arritur që të dallojnë njerëzit më inteligjentë në bazë të këtyre shenjave.
Portal arbresh.info sjell për ju shenjat që tregojnë se ju jeni më inteligjent se të tjerët.
Jeni fëmija më i madh
Një sondazh i kryer në vitin 2007 midis anëtarëve të ushtrisë norvegjeze tregoi se vëllezërit e motrat më të vjetër në familje kanë një inteligjencë më të lartë. Sidoqoftë, kjo nuk përcaktohet gjenetikisht, por shkencëtarët besojnë se kjo ndodh sepse prindërit zakonisht i kushtojnë më shumë vëmendje fëmijës së tyre të parë në edukim sesa atyre që kanë lindur më vonë.
Jeni muzikor
Në vitin 2011, u krye një studim mbi një grup fëmijësh. Njërit grup fëmijëve u mësohej arti figurativ dhe tjetrit muzikë. Në vetëm 20 ditë, 90 përqind e fëmijëve në grupin muzikor treguan shenja të një niveli më të lartë të inteligjencës verbale, transmeton portal arbresh.info
Nuk pini duhan
Një studim i kryer në vitin 2010 në Izrael mbi një grup burrash të moshës 18 deri 21 vjeç tregoi se duhanpirësit kanë një inteligjencë më të ulët sesa jo duhanpirësit.
Jeni i dobët
Një trup i shëndetshëm është i lidhur ngushtë me një mendje të shëndetshme. Një studim francez i vitit 2006 zbuloi se pjesëmarrësit me mbipeshë mbanin mend 44% të fjalëve, ndërsa pjesëmarrësit më të dobët mbanin mend 56% të fjalëve gjatë një testi verbal.
Pse sytë tregojnë nivelin e inteligjencës së një personi
Jeni majtist
Në vitin 2007, një studim u krye në 643 njerëz, i cili tregoi se njerëzit që shkruajnë me dorën e majtë, janë më inteligjentë sesa ata që shkruajnë me dorën e djathtë. Studimi sugjeron gjithashtu që ata që shkruajnë me dorë të majtë, kanë mendime të ndryshme dhe kjo vlen sidomos pë rata që merren me krijimtari.
Ju keni një mace
Një studim i vitit 2014 zbuloi se njerëzit që preferojnë qentë janë më të hapur, ndërsa njerëzit që preferojnë macet janë më inteligjentë, transmeton portal arbresh.info
Jeni i/e gjatë
Një studim i kryer në vitin 2009 tregoi se fëmijët më të gjatë kanë rezultat më të mirë në testet e inteligjencës. Një studim i publikuar në faqen e internetit të Qendrës Kombëtare të SHBA për Informacionin e Bioteknologjisë pretendon se njerëzit më të gjatë kanë treguar të kenë IQ më të lartë./arbresh.info/
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...