Gjatë pushimeve të verës dy adoleshentë izraelitë zbuluan qindra monedha ari të cilat datojnë 1.100 vjet më parë.
Monedhat ishin të vendosura në një kavanoz argjile dhe ishin të groposura thellë nën tokë në Yavne, në Izraelin qëndror.
Robert Kool, një ekspert i monedhave tha se këto monedha datojnë që nga fundi i shekullit të nëntë atëherë kur rajoni ishtë nën kontrollin e Kalifatit Islamik Abasid, një dinasti që sundonte territoret nga Algjeria e ditëve moderne dhe deri në Afganistan.
Gjithsej ishin 425 monedha prej ari të pastër 24 karat dhe peshonin 845 gram.
“Me një shumë të tillë, një person mund të blerë një shtëpi luksoze në një nga lagjet më të mira në Fustan”- tha Kool.
Adoleshentët fillimisht menduan se kishin gjetur disa gjethe shumë të holla mirëpo kur panë monedhat u suprizuan dhe mbetën pa fjalë.
“Ishte e mahnitshme. Ne gërmuam në tokë dhe pamë disa gjethe shumë të holla, nuk menduam se do të kishtë ndonjë gjë me vlerë. Kur pamë përsëri vumë re se ato ishin monedha ari. Ishte vërtet emocionuese të gjesh një thesar kaq të veçantë dhe të lashtë”- u shpreh njëri nga adoleshentët./oranews/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...