Google ADS

Shikoni reagimin e 6-vjeçarit kur e merr një kukull për ditëlindje (Video)

16:45 | 29 Tetor 2015
Arbresh.info

Kur djali i kërkoi një kukull për ditëlindjen e tij të gjashtë, fotografja profesioniste Gina DeMillo pati një zgjidhje mjaft kreative.

Për një vit djali i saj Miles i kishte kërkuar asaj një kukull të ngjashme me atë të motrës së tij të madhe.

Por fotografja shumë shpejt e pa se të gjitha kukullat ishin për vajza. Kështu ajo vendosi ta blejë një kukull të zakonshme dhe ta modifikojë atë në mënyrë që ti ngjajë sa më shumë djalit të saj.

Pikërisht në ditën kur djali mbushi 6 vjet, ajo ia dha kukullën dhe u mahnit me reagimin e tij të cilin e postoi menjëherë në Instagram.

Edhe pse fotografja tha se tregimin e saj e ndau për prindërit që duan të veprojnë njëjtë, ajo është e lumtur që ky veprim ka ndikuar edhe te kompanitë e krijimit të kukullave që ato të mendojnë edhe për djem, në mënyrë që të thyhen barrierat gjinore./arbresh.info

5630f4bc14000093013c9557 5630f4e01c00007700570cd4 5630f48e1400002b003c9556

 

https://instagram.com/p/9HechtMM0I/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme