Sarkazma të bën njeri më të mirë

21:33 | 28 Korrik 2017
Arbresh.info

Të gjithë bëjnë ndonjë koment sarkastik herë pas here, dhe ata që identifikohen si sarkastikë nga natyra nuk mund të mos e bëjnë këtë humor verbal, Sarkazma mund të jetë një biletë e shpejtë për t’u keqkuptuar prej të tjerëve, por nuk është domosdoshmërish një tipar i keq i personalitetit.

Ka shumë gjëra pozitive kur ke një personalitet sarkastik.

Studimet tregojnë se sarkazma është shenjë e një shëndeti të mirë mendor.

Ajo të ndihmon të përzgjedhësh miq, sepse këta duan që të rrethohen nga njerëz që kuptojnë dhe vlerësojnë sensin e tyre të humorit.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se komentet sarkastike janë shenjë krijueshmërie, si dhe mendimi abstrakt, shkruan bota.al Studimet tregojnë gjithashtu se trurit i duhet të punojë më shumë për të përpunuar një thënie sarkastike, prandaj njerëzit e tillë kanë tru më të mprehtë.

Sarkazma luan gjithashtu një rol në aftësitë e mbijetesës në shoqëri.

Sarkazma është pjesë e sjelljes njerëzore, kështu që sa më shumë të identifikoheni me të, aq më mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme