Kompania e udhëtimeve Chocotravel në Kazakhstan, është akuzuar për seksizëm dhe vulgaritet, për një reklamë që këta të fundit kanë publikuar, për vëmendje të opinionit publik.
Në reklamë shfaqen stjuardese të zhveshura të cilat paraqesin kompanitë ajrore të cilat shesin bileta të aeroplanit më çmime të volitshme.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar në mënyrë të ndryshme: Disa e kanë pëlqyer, disa të tjerë kanë thënë që “seksi më nuk po shitet”, ndërsa shumica prej tyre kanë qenë të hidhëruar në lidhje me shfrytëzimin vulgar të një femre të zhveshur.
“Shumë femra të bukura, nuk ka asgjë të turpshme në këtë video”, ka thëni njëri nga shfrytëzuesit e rrjetit social.
“Sipas mendimit tim, kjo është një mos sukses’, kanë vazhduar komentet. “E kuptova që fjala “seksizëm” është e pa njohur për ideatorët e kësaj reklame”, kanë shkruar në një koment tjetër.
Ndryshe, kjo kompani më parë kishte bërë reklamë të ngjashme, me gjininë mashkullore, në të cilën, shihen po ashtu, të zhveshur.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...