Një redaktor sporti në Bjellorusi ka mbajtur premtimin e tij duke ngrënë faqe nga gazeta e tij në momentin që nuk parashikoi si duhet ecurinë e një skuadre vendase në sportin e hokej në akull.
Vyacheslav Fedorenkov, i cili shkruan për gazetën kryesore në Bjellorusi, “Pressball”, pohoi se Dinamo Minsk nuk do të arrinte në “play off” të Kontinental Hockey League (KHL), një turne ndërkombëtar që dominohet nga ekipet ruse.
Por skuadra tregoi se e kishte gabim, duke e detyruar Zotin Federenkov “të hante” atë që kishte shkruar. Gazetari shkoi në qendrën e konferencave për shtyp në Minsk Arena me një gazetë në dorë dhe një tas me supë. Pasi e bëri faqen e gazetës në copa të vogla ai e hodhi në supë dhe filloi ta hante.
Ngjarja u pasqyrua nga kolegët e tij dhe disa faqe në internet. Fedorenkov tha: “Do të bëja gjithçka për skuadrën e zemrës, megjithatë në të ardhmen do të mendohem dy herë para se të bëj një premtim. Unë e mbajta premtimin tim, por edhe trajnerët dhe lojtarët duhet të mbajnë premtimet e tyre në të ardhmen.” Trajneri i Dinamo Minsk, Craig Woodcroft, tha: “Do ta mbaj gjithmonë mend atë që ka bërë, sa herë ta shoh përballë.”
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...