Qyteti gjerman ku Elvis Presley u vendos si ushtar, ka instaluar lëvizjet e vallëzimit të tij nëpër semaforat e këmbësorëve.
Drita e kuqe paraqet një foto të këngëtarit në momentin që godet mikrofonin, ndërsa jeshilja përshkruan vallëzimin e tij të famshëm, transmeton portali arbresh.info
Dritat janë instaluar në qytetin qendror gjerman të Friedbergut, ku Elvis, i cili vdiq në vitin 1977, ishte stacionuar në kazermat Ray të Ushtrisë Amerikane nga tetori 1958 deri në mars 1960.
Friedberg, në veri të Frankfurtit, tashmë ka një shesh që mban emrin e mbetit të muzikës rock.
Megjithatë, zyrtarët e qytetit kanë vendosur që të shtojnë edhe këtë me qëllim që të tërheqin tifozët e Elvis Presley në qytet.
Elvis, i cili ishte një nga yjet më të mëdhenj në botë, u thirr për shërbimin kombëtar me ushtrinë amerikane në fillim të vitit 1958 dhe u bashkua me divizioni e 3-të.
Ai u dërgua në Gjermani, por u lejua që të jetonte me gjyshin dhe gjyshen e tij.
Këngëtari gjithashtu pagoi edhe një sekretareshë gjatë kohës që jetoi në Gjermani, në mënyrë që ajo t’u përgjigjej pyetjeve të fansave që mblidheshin jashtë bazës ushtarake.
Menjëhërë pasi u transferua në Gjermani, ai u njoh me Priscilla Beaulieu, babai i të cilës ishte vendosur në Gjermani me forcat ajrore.
Ai ra në dashuri me të, dhe kur u kthyen në Amerikë ata u martuan në vitin 1967, por u ndanë në vitin 1973./arbresh.info/
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...