Google ADS

Qeveria norvegjeze kërkon nga të rinjtë të mos bëjnë seks në rrethrotullime

22:04 | 20 Prill 2018
Trina Galanxhi

Diplomimi është një nga kohërat më të veçanta të jetës së çdo studenti. Është realizimi i të gjitha ëndërrave tuaja.

Mënyra më e mirë për të shënuar këtë është një festë e madhe, në të cilën do të shijoni deri në maksimum, transmeton portali arbresh.info

Natyrisht që ky lloj argëtimi duhet të trajtohet me ndjeshmëri.

Por në Norvegji ka ndodhu një gjë e pazakontë.

Të rinjtë në Norvegji kanë zgjedhur pikërisht disa rrethrotullime që të festojnë gëzimin e tyre.

Aty janë parë studentë të dehur duke vallëzuar lakuriq dhe duke kryer marrëdhënie intime.

Në lidhje me sjelljet e studentëve, ka reaguar qeveria norvegjeze, e cila ka kërkuar nga studentët që të bëjnë kujdes.

Në një deklaratë të titulluar “Jo seksit në rrethrotullime”, ish ministri norvegjez i transportit, Terje Moe Gustavsen, shkruante:

“Të gjithë e dimë që të qëndroni afër rrethrotullimeve është e rrezikshme për jetën. Mund të mos jetë e rrezikshme për dikë që rri lakuriq në mes të rrugës, por për shoferët mund të jetë fatale, pasi ata edhe mund të harrojnë se janë në makinë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme