Qeni kapet duke pozuar për pronarin e tij para statujës së qenit të famshëm Hachiko

20:06 | 4 Janar 2017
Trina Galanxhi

Një qen tejet i lezetshëm është kapur nga kalimtarët e rastit duke pozuar për pronarin e tij, para statujës së qenit të famshëm Hachiko, në Shibuya, Tokio.

Hachiko njihet si ‘qeni më besnik në Japoni’ pasi u adaptua jë profesor japonez i quajtur Hidesaburo Ueno në vitin 1924, transmeton arbresh.info.

c1owcgsuoaatacu

Hachiko e ka pritur për çdo ditë pronarin e tij në stacionin e trenit deri sa ai të kthehej nga puna. Pas vdekjes së rastësishme të profesorit, qeni ka vazhduar të presë në të njejtin vend pronarin. Për nder të besnikërisë, qenit i është ngritur një statujë në një ndër sheshet më të frekuentuara në Tokio.

c1owcgsvqaa-fjb

Përkundër historisë së bukur të qenit Hachiko, ky qen që demonstron lëvizjët e tij prej ‘modeli’ e ka bërë edhe më të bukur historinë e tij.

Fotografia e qenit ‘model’ është shpërndarë më shumë 55 mijë herë dhe është pëlqyer nga 110,000 njerëz./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme