Një propozim martese e bë në Rusi, aktualisht është duke u përfolur nga e gjithë bota.
Një ushtar në Rusi i propozoi të dashurës së tij martesë në mes të 16 tankeve në formë të zemrës, transmeton arbresh.info.
Ndërkaq kanali i ushtrisë ruse publikoi pamjet emocionuese të çiftit ku 16 tanke marrin formën e një zemre.
Me të dashurën e saj që ia kishte mbyllur sytë, ai bëri një ecje romantike në mes të 16 tankeve të tipit T-72B3, në poligonin alabino që gjendet në një pjesë rurale të rajonit të Moskës.
Më pas, i riu rus u ndal në mes të zemrës ku dhe u gjunjëzua për t’i propozuar martesë të dashurës së tij.
Ndërkaq mediat ruse raportojnë se gruaja e re pranoi propozimin martesës që ia bëri i dashuri.
Nga ana tjetër, këto momente romantike u publikuan nga kanali i ushtrisë ruse Zvezda./arbresh.info/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...