Profesori sfidon studentin: Nëse e bën kosh, e anuloj provimin (VIDEO)

15:52 | 7 Shtator 2016
M. A.
Vinny Forte është heroi i ri i Universitetit Ohio. Ose të paktën i shokëve dhe shoqeve të tij në leksionin e kimisë.
 Gjatë leksionit që do të zhvillohej provimi i parë i kimikës organike, profesori  hodhi një top letre në pjesën e përparme të klasës për të treguar konceptin e protoneve.

Në këtë pikë sfidoi studentin që e kishte marrë topin e letrës për ta bërë kosh në koshin e plehrave  nga vendi ku ishte ulur.

Nëse do arrinte ta bënte kosh, profesori i premtoi të gjithë klasës që do të anullonte provimin, dhe se të gjithë studentët do e merrnin atë me 100 pikë të plota.

Siç duket në video, Vinny Forte arriti të shënonte dhe ta linte klasën me një provim më pak.

Video e tij u bë virale në rrjetet sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=nY3U-p1gcX0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme