Predikuesi në SHBA kërkon nga ndjekësit që t’i ndihmojnë për blerjen e avionit të katërt privat

21:31 | 30 Maj 2018
Trina Galanxhi

Një predikues i sektit evangjelist ka kërkuar nga pasuesit e tij që të ndihmojnë atë financiarisht për blerjen e avionit të katër privat.

“Jezusi nuk eci me gomar”, citohet t’u ketë thënë ai ndjekësve të tij, transmeton portali arbresh.info

Jesse Duplantis tha se Perëndia i kishte thënë atij që të blente një Falcon 7X për 54 milionë dollarë.

“Unë nuk kërkoj nga ju që të paguani për të, por kërkoj nga ju që të besoni se Perëndia më ka dërguar këtë mesazh”, ka thënë ai.

Edhe pse predikuesit njihen si persona shumë të pasur, kjo kërkesë ka shkaktuar kundëthënie të mëdha.

Përdoruesit e mediave sociale kanë theksuar se ky predikues nuk ndjek aspak rrugën e Perëndisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme