Një police është cilësuar heroinë pasi u hodh në lumë për të shpëtuar jetën e një foshnje. Jessica Voiels mori një telefonatë se foshnja 11 muajsh kishte rënë në lumin Irwell në Radcliffe, Manchester.
Në vend që të merrte komente për veprimin heroik, 24-vjeçarja u bombardua me mesazhe që e komplimentonin për pamjen e jashtme. Për këtë arsye, u detyrua të fshijë llogarinë personale në Twitter.
Njerëzit arritën ta kontaktonin pasi veprimi i saj u shpërnda nga një faqe në Facebook ku shkruhej: “Shpërndajeni këtë. Jessica Voiels, 24 vjeçe u hodh në lumin Irëell për të shpëtuar fëmijën Zak. Pavarësisht përpjekjeve, ajo nuk e gjeti dot.”
Postimi u publikua me një fotografi të Jessicës me uniformë policie dhe nuk munguan komentet e meshkujve.
Disa prej tyre janë:
“Atëherë, nëse dua që të hidhem në lumë dhe të marr frymëmarrje gojë më gojë, atëherë Manchesteri është vendi i duhur.”
“Unë ndjej se duhet ta takoj dhe ta falenderoj personalisht, ndoshta ti jap një përkëdhelje dhe të shoh se si do ecë.”
Ndërkohë, babai i foshnjes, Zak Bennett-Eko, 22 vjeç, dyshohet hodhi fëmijën në ujë me një rrjetë basketbolli.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...