Policia surprizon 48-vjeçarin: Kemi gjetur motorçikletën që të grabiten 31 vjet më parë

01:18 | 18 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Një shtetasi italian më 25 shtator të 1987 iu vodh një motoçikletë Ciao ngjyrë bojëqielli.

E megjithatë, atij i vjen pas 31 vitesh një telefonatë nga karabinierët, të cilët i thonë: “Kemi gjetur motoçikletën tuaj.”

“Ciao” u gjend e parkuar në banesën e një 37-vjeçari që banonte në ‘Tizzano Val Parma’.

Vetëm 17 vjeç kur ia kishin rrëmbyer, 48-vjeçari shprehet për ‘Gazetta di Parma’ se me kalimin e kohës ai i kishte humbur shpresat për ta rigjetur motoçikletën e tij.

Motoçikleta në fjalë u gjend në kushte të mira, ndonëse nuk kishte targa. Identifikimi i mjetit u bë i mundur falë numrit të shasisë së mjetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme