Polici u bë sensacion në rrjetet sociale, duke vallëzuar mbi shpatullat e një pjesëmarrësi në koncert

23:21 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Kur gjithçka shkon në rregull edhe policët mund të shfrytëzojnë rastin, që të argëtohen sikurse pjesëmarrësit tjerë në koncert.

Kështu ka vepruar edhe një polic, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, që ishte në detyrë gjatë koncertit të Noel Gallagher, që u zhvillua si pjesë e një festivalit në South Yorkshire, transmeton Telegrafi.

Filmimi ku ai shihet duke vallëzuar sipër shpatullave të një pjesëmarrësi, është postuar në rrjetet sociale, ku u pëlqye shumë dhe u bë sensacion.

“Brilante, pasi ta ketë siguruar zonën, nisë edhe vallëzimin”, ka shkruar një komentues, ndërsa videoja po vazhdon të shpërndahet edhe më tutje. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme