Dy pinguinë përgjaken pas një grindje të hidhur dashurie. Mendohet se ata nuk janë të aftë për luftim por kjo video tregon se ata mbrojnë me forcë gjërat e tyre dhe luftojnë nëse provokohen.
Zakonisht pinguinët e përdorin sqepin e tyre për të gërmuar në tokë, por këtë herë ata e kanë përdorur si “armë” për të sulmuar njëri tjetrin.
Kjo përplasje është regjistruar nga National Geographic. Fillimisht pinguini është kthyer në strofullën e tij ku ka gjetur gruan me një tjetër pinguin mashkull. Aty ka filluar zënka midis pinguinëve ,të cilët godasin herë pas here njëri tjetrin. Gjatë kësaj zënke ata mundohen të mbrojnë organet e tyre gjenitale, por ky konflikt ka përfunduar me gjakderdhje.
Në fund ata kanë thirrur pinguinin femër për të zgjedhur midis tyre, por ajo ka zgjedhur pinguinin e ri. Pas zgjedhjes së saj ish partneri ka vazhduar të sulmojë mashkullin tjetër duke e goditur me sqep në fytyrë.
Pinguini i kërkon përsëri femrës të vendosë por ajo zgjedh partnerin e ri./Arbresh.info/
https://youtu.be/Qan9BBUOigs
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...