Pëson dy aksidente në pak minuta

10:07 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Një person që mund të quhet vërtet i pafat është kapur nga kamerat e kureshtarëve, teksa pëson dy aksidente rresht, në dy makina të ndryshme, brenda pak minutave.

Videoja amatore tregon se si një person është përfshirë në një aksident. Kabina e mjetit është deformuar dhunshëm dhe shoferi duket i lënduar aq rëndë sa për të mos dalë dot vetë.

Kalimtarët ndihmojnë ta nxjerrin dhe e ngrenë peshë, duke e futur te një taksi që pret aty pranë. Pasi e vendosin në ndenjësen e pasme, shkojnë të ndihmojnë të lënduarit e tjerë të aksidentit.

Por vetëm pak sekonda pasi i lënduari futet në makinën tjetër, një kamion nuk arrin të frenojë në kohë dhe përplaset me taksinë, duke deformuar pikërisht pjesën e pasme, ku ndodhej i lënduari. Aksidenti i dytë, madje, duket më i rëndë se i pari.

https://www.youtube.com/watch?v=Eklp6-9crFc

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme