Universiteti Çinghua ka njoftuar studentët se për t’u diplomuar janë të detyruar të notojnë në një stil të çfarëdoshëm të paktën 50 metra.
Një universitet në Kinë u ka vendosur studentëve si kusht diplomimi të kalojnë testin e notit prej 50 metra.
Sipas një lajmi të “China Daily” Universiteti Çinghua, një nga institucionet arsimore më rrënjësore të vendit, njoftoi se studentët për t’u diplomuar janë të detyruar të notojnë në një stil të çfarëdoshëm të paktën 50 metra.
Studentët që nuk e kalojnë dot këtë provim, jo vetëm që nuk diplomohen, por nuk do të përfitojnë as nga mundësitë e vazhdimit të studimeve jashtë shtetit.
Ndërkaq gjatë pushimeve të verës për studentët do të organizohen edhe kurse noti, në mënyrë që ata të kenë mundësi të përgatiten për këtë test.
Liu Bo, një nga zyrtarët e universitetit, tha se përmes kësaj praktike të re synohet që studentët të jenë më të shëndetshëm dhe të duken më në formë.
Një test i ngjashëm është zhvilluar edhe në vitin 1915, kur është hapur universiteti, sqaroi Liu, duke shtuar se provimi është ndërprerë për shkak të pishinave të pamjaftueshme dhe rënies së numrit të studentëve me kalimin e kohës.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?