Një burrë në Kinë i ka hapur varrin vetes me datën 23 mars, pasi falltoja i tha që ‘pikërisht në këtë datë do të vdesesh’.
Xiang Chaojie i cili vuan nga sëmundja e kancerit, ka kërkuar ndihmë te një falltore për t’i treguar se edhe sa kohë i kanë mbetur, transmeton portali abresh.info.
72-vjeçari nga Guangan vendosi t’i besojë asaj dhe hapi varrin, pasi ishte përshëndetur edhe me familjarët e tij.
Ai e hapi varrin jashtë shtëpisë së tij, u fut në të dhe priste që të kalonte në amshim.
Por kur vdekja ‘nuk erdhi’ ai u shpëtua nga policia lokale dhe u dërgua për në spital, pasi mbesa e tij e kishte gjetur të shtrirë në varr./Arbresh.info
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...