Vangelija Gushterova, e njohur gjithashtu si Baba Vanga, u mbiquajt “Nostradamus i Ballkanit”. Para fillimit të çdo viti, parashikimet e saj lexohen përsëri, dhe këtu është parashikimi i saj për vitin 2021.
Ajo parashikoi shumë ngjarje deri në vitin 5079, transmeton portal arbresh.info
Para vdekjes së saj në vitin 1996, Vanga parashikoi se viti 2021 do të ishte viti në të cilin do të gjendet kura për kancerin. Përveç kësaj, ajo pretendoi se Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara (i cili është Donald Trump), “do të vuajë nga një sëmundje misterioze, nga e cila ai do të bëhet i shurdhër dhe do të ketë dëmtime të trurit”.
Parashikimi i Baba Vanga-s për vitin 2023: Gjëra më të tmerrshme se Covid-19 do të ndodhin!
Ajo gjithashtu parashikoi vrasjen e ‘njeriut më të fuqishëm në Kremlin’, por tha se një ‘Dragua’ do të sundojë njerëzimin. Ajo gjithashtu pohoi se në vitet e ardhshme, terroristët islamikë do të sulmojnë Europën dhe se ata do të përdorin armë kimike, transmeton portal arbresh.info
“Do të vijnë kohë të vështira, njerëzit do të ndahen nga besimi. Ne do të jemi dëshmitarë të katastrofave të mëdha, të cilat do të ndryshojnë fatin e njerëzimit. Sidoqoftë, kjo gjithashtu do të bëjë që ndërgjegjja e njerëzve të ndryshojë”, besohet të ketë thënë ajo.
Nëse kjo mund të interpretohet si diçka që do të ndodhë, metaforikisht ose fjalë për fjalë, ekzistojnë dy pretendime që ne nuk e dimë saktësisht se çfarë mund të nënkuptojnë ato.
E para është se “tre gjigandët do të bashkohen”, dhe e dyta është se “njerëzit do të fillojnë të përdorin para të kuqe”./arbresh.info/
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...