Dy panda gjigande vërtet të adhurueshme kanë argëtuar vizitorët duke u ngjitur në pemë e duke u përdredhur në dëborë, në kopshtin zoologjik në Changchun, në Provincën Julin në veri-lindje të Kinës.
Panda mashkull, Jiajia 8 vjeç dhe panda femër Mengmeng 7 vjeçe, janë dërguar në këtë kopësht zoologjik në muajin korrik të këtij viti nga një qendër për strehimin e kujdesin e pandave në provincën Sichuan.
Kjo është hera e parë që këto panda janë rritur në një vend me temperatura normale megjithatë të dyja gëzojnë shëndet të plotë.
“Të dyja janë në kushte të mira shëndetësore, asgjë anormale nuk është zbuluar tek to” tha Huang Zhi, asistent në Qendrën e kërkimeve për pandat gjigande.
Pandat do të vazhdojnë të qëndrojnë në Chuangchun edhe për dy vjet e gjysmë, kohë gjatë të cilës kërkuesit kanë planfikuar të studiojnë marrëdhëniet e pandave me zonat e ngrohta.
“Pasi ata të adaptohen totalisht me mjedisin këtu, do ti nënshtrohen një kontrolli. Kërkimet pasta do ti nënshtrohen një studimi shkencor” tha Jiao Weiyi, drejtor në qendrën e kërkimeve shkencore në Jilin.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...