Nuk deklaroni shpenzimet e dasmës? Tani edhe mund të gjobiteni

20:19 | 25 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Të gjithë çiftet e reja të martuar gjatë 5 viteve të fundit do të jenë nën shënjestrën e Agjencisë së Mbledhjes së Taksave, në Rumani.

Dhuratat e dasmës zakonisht janë në formën e parave për t’i dhënë mundësi çiftit të paguajnë për ceremoninë e martesës së tyre dhe për të shërbyer në një farë mënyrë si mbështetje financiare edhe për muajt në vijim.

Nisur nga kjo, ata kanë vendosur që të dorëzojnë formularë të gatshëm të gjithë këtyre çifteve duke kërkuar detaje për njerëzit që kanë ofruar shërbime në dasmën e tyre dhe për shumën totale që kanë shpenzuar.

Ministri i Financave të vendit, Eugen Teodoroviç ka kritikuar nismën e autoriteteve tatimore rumune mbi taksimin e dhuratave të dasmës dhe deklarimit të shpenzimeve.

Të sapomartuarit duhet të deklarojnë shumën totale të shpenzimeve të dasmës së tyre, në të kundërt do të përballen me gjoba deri në 1071 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme