Nuk arrin në kohë, sjell në jetë foshnjën në parkingun e spitalit, kamera e sigurisë filmon gjithçka

01:29 | 1 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Është interesant sesi gjithçka ndodh para syve të policisë dhe partnerit të Susan Anderson, e cila po bënte të pamundurën që të futet në spital – por e kotë, sjellë në jetë vajzën e vogël në parking, transmeton Telegrafi.

Kamera e vendosur në hyrje të spitalit ka kapur momentin kur Susan dhe bashkëshorti i saj Joseph mundohen të futen në spital, derisa policët që po patrullonin mbetën të habitur kur panë infermieren duke e asistuar amerikanen për ta sjellë në jetë Julian e vogël.

Infermierja Sandra Lovaina e cila ka përvojë të madhe në këtë fushë, reagoi shumë natyrshëm pa u kapluar nga paniku, madje në një moment e kap foshnjën dhe ia jep të ëmës që ta mbajë – e ajo e mbështolli me batanije të ëmën.

Susan madje arrin të ecë deri në hyrje të spitalit me ndihmën e infermieres dhe bashkëshortit, e policët që panë gjithçka nuk mund t’u besonin syve se çfarë panë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme