Pak detaje dihen për jetën e Ri Sol-ju, gruan e cila në vitin 2012 u bë e njohur për publikun si bashkëshortja e diktatorit të Koresë Veriore, Kim Jong Un.
Disa gjëra rreth jetës së saj janë zbuluar nga shërbimi inteligjent i Koresë Jugore. Sipas koreano-veriorëve gratë e familjes së Kim Jong Un, nuk shfaqen në publik, pasi i kanë momentet e veçanta ku guxojnë të shfaqen para popullit.
Sekreti rreth gruas së Kim Jongut nuk është diçka e panjohur për koreanët veriorë. Edhe babai i Kim-it, Kim Jong-Il, asnjëherë nuk i kishte bërë të njohura gratë e tij në publik.
Ri Sol-ju nuk shfaqet shpesh në publik. Ajo zakonisht shihet kur Kim feston lëshimin e testeve raketore. Gruaja e tij gjithmonë fotografohet duke buzëqeshur me mirësi, dhe e veshur me rroba të pastra.
Ishte viti 2012 kur ajo për herë të parë u paraqit si gruaja e diktatorit, shteti i Koresë Veriore e konfirmoi këtë zyrtarisht.
Është e paqartë koha e saktë e martesës së tyre. Disa raportime pohojnë se dasma u bë në vitin 2009, dhe ajo lindi një fëmijë vitin e ardhshëm, pra 2010, ndërsa disa të tjerë mbajnë qëndrimin se çifti nuk janë takuar deri në vitin 2010-në një koncert të muzikës klasike.
Besohet se ajo ka lindur në një familje elitare-babai i saj ishte profesor ndërsa nënën e kishte doktoreshë-mirëpo, megjithatë dihet shumë pak për jetën e gruas që u bë bashkëshortja e diktatorit të gjallë më famëkeq në botë, përcjell Gazeta Metro.
Në pjesën e parë të këtij viti, Ri u zhduk nga syri i publikut për disa muaj të tërë, duke ngjallur dyshime për shëndetin e saj. Në Gusht, inteligjenca e Koresë Jugore raporti se ajo kishte lindur një fëmijë dhe për këtë arsye ishte larguar nga publiku.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte