I ashtuquajturi “Njeriu merimangë”, francezi Alain Robert është ngjitur në një nga qiellgërvishtëset më të larta në Barcelonë, duke përdorur vetëm shkumës në duart dhe këpucët e tij.
Kalimtarë dhe policë panë si 55-vjeçari u ngjit në Melia Barcelona Sky Hotel, një ndërtesë e mbuluar nga xhami dhe çeliku, e njohur si struktura e katërt më e lartë në qytet.
Robert është i famshëm për këto aventura të guximshme të tij, pasi kjo nuk është godina e parë që ai ngjit pa pajisje ndihmëse apo litarë.
Deri më tani ai ka pushtuar mbi 100 struktura në mbarë botën, përfshi këtu edhe kompleksin Burj Khalifa në Dubai, kullën Eifel në Paris apo Shtëpinë Operistike të Sidneit, pa ndihmën e pajisjeve të sigurisë.
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...