Leximi dhe shkrimi mund të jenë faktorë të rëndësishëm në mirëmbajtjen e trurit të shëndetshëm .
Një hulumtimi i ri ka zbuluar që njerëzit që janë analfabetë, që do të thotë se ata kurrë nuk kanë mësuar të lexojnë ose shkruajnë, mund të kenë gati tri herë rrezik të zhvillimit të demencë,s sesa ata që mund të lexojnë dhe shkruajnë.
Studimi është botuar së fundmi në revistën mjekësore të Akademisë Amerikane të Neurologjisë, shkruan Medical Xpress.
“Aftësia për të lexuar dhe shkruar i lejon njerëzit të përfshihen në një sërë aktivitetesh, të tilla si leximi dhe të mësuarit me fëmijë dhe nipër e mbesa. Hulumtimi i mëparshëm ka treguar që aktivitete të tilla mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës.
Hulumtimi ynë i ri siguron më shumë prova se leximi dhe shkrimi mund të jenë faktorë të rëndësishëm në mirëmbajtjen e një truri të shëndetshëm.”, ka thënë autorja e studimit, Jennifer J. Manley nga Universiteti i Kolumbisë.
Pjesë e studimit ishin njerëz me nivele më të ulëta arsimimi, shumë të lindur dhe rritur në zona rurale, ku qasja në arsim ishte e kufizuar. Studimi ka përfshirë 983 persona me moshë mesatare 77-vjeç.
Njerëzit, të cilët nuk ishin në gjendje të lexonin dhe të shkruanin kishin pothuajse tri herë më shumë të ngjarë të kishin demencë në fillim të studimit.
Kur studiuesit kanë vlerësuar aftësitë e përdorimit të gjuhës dhe shpejtësinë e të menduarit, ata kanë zbuluan se në fillim të studimit, njerëzit analfabetë kishin nota më të ulëta.
“Hulumtimi ynë zbuloi gjithashtu se shkrim-leximi shoqërohej me rezultate më të larta në testet e kujtesës dhe të menduarit në përgjithësi, jo vetëm me notën e leximit.
Këto rezultate tregojnë se leximi forcon trurin në shumë mënyra që mund të ndihmojnë në parandalimin ose vonimin e shfaqjes së demencës”, ka shtua Manley. Ajo beson se njerëzit që kanë vetëm disa vjet arsim dhe që kanë mësuar të lexojnë dhe shkruajnë, mund të jenë në avantazh ndaj njerëzve që nuk i kanë mësuar kurrë këto aftësi.
“Studimet e ardhshme duhet të zbulojnë nëse investimi më i madh në programe që i mësojnë njerëzit të lexojnë dhe shkruajnë ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të demencës”, ka theksuar autorja e studimit.
Demenca është një “koleksion” i simptomave që mund të ndodhin për shkak të një sërë sëmundjesh të mundshme. Simptomat e demencës përfshijnë dëmtime në mendime, komunikim dhe kujtesë.
Por, nëse ju ose të afërmit tuaj po përjetojnë probleme të memories, mos arrini në konkluzionin se është demencë, pasi, përveç vështirësive në kujtim, personi gjithashtu mund të përjetojë dëmtime në: komunikim, fokus dhe arsyetim.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe