Google ADS

Në këtë vend të Kosovës shalqiri kultivohet edhe në beton (FOTO)

12:57 | 9 Gusht 2017
arbresh.info

Një ndër frutat më të konsumuar gjatë verës është shalqiri.

Njihet për efektin e tij në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, të eshtrave, parandalon grumbullimin e tepërt të yndyrës, ndihmon në funksionimin e mirë të veshkave, të shëndetit imunitar dhe të hormoneve, shkruan arbresh.info.

Duke ditur gjithë këto vlera, me të madhe kultivohet edhe në vendin tonë.

Por, në fshatin Bllagaj të Pejës është parë një mënyrë jo e zakonshme e kultivimit.

Shalqiri, në një shtëpi po rritet në mesin e kockave prej betoni. Këtë e ka bërë të ditur një lexues i arbresh.info, duke dërguar edhe fotografitë e kësaj ndodhie.

20731199_1590704104275533_827106429_n 20751232_1590704110942199_1876308825_n

Kudo që të rritet, konsumimi i shalqirit ndihmon edhe të flemë më mirë, ta përmirësojmë kujtesën dhe të mësuarit, dhe ta përmirësojmë lëvizjen e muskujve.

Shalqiri bën çudira për sistemin tonë të tretjes duke na ndihmuar që të kemi jashtëqitje të rregullt pa pengesa./arbresh,info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme