Ndodh në Itali: Verë e kuqe rrjedh nga çezmat e ujit

00:43 | 11 Janar 2022
Trina Galanxhi

Banorët e një fshati të vogël Italian, pranë Modenas, janë befasuar gjatë javës së kaluar kur hapën çezmat e kuzhinës, sepse në vend të ujit ata morrën verë të kuqe.

Kjo nuk ka ndodhur si mrekulli, por për shkak të një defekti të ndodhur në një punishte vere, transmeton portal arbresh.info

Teknikët kanë zbuluar se vera ishte derdhur aksidentalisht në ujësjellësin lokal.

Banorët thanë se era e lëngut rozë që dilte nga çezmat e tyre ishte padyshim ajo e Lambrusco Grasparossa të prodhuar në vend.

Meqenëse vera thuhet se kishte një presion më të lartë se uji në tuba, ajo filloi të kalonte përmes sistemit dhe në shtëpitë aty pranë.

Bordi lokal i ujit dërgoi shpejt teknikë për t’i rikthyer gjërat në normalitet, por jo përpara se banorët “të mbushnin sa më shumë verë që kishin mundësi, në mënyrë që ta shijonin atë në drekë ose në darkë.

Këshilli vendor kërkoi falje për incidentin dhe ndërkohë që disa banorë të fshatit shprehën shqetësimin për sigurinë e furnizimit me ujë, ankesa të tjera iu drejtuan këshillit dhe ndërmarrjes lokale të ujit për rregullimin e problemit./arbresh.info/

https://twitter.com/TheSun/status/1480670788822962178

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme