Ish- i fejuari ka paditur ish- të fejuarën e vet duke kërkuar prej saj që t’i kthente unazën e fejesës. Por një gjykatës kanadez vendosi se ajo që do mbante unazën 14.000$ ishte znj. Arbuckle.
Pas tre viteve, ata u ndanë për shkak të mosmarrveshjeve për shpenzimet që do të bënin për ceremoninë e dasmës. Në gjykatë i fejuari Sherrington përveç unazës kërkonte dhe huanë prej 6.000$.
Gjyqtari Gregg Knudsen, tha se unaza me diamante 3.25 karatëshe i takon zonjës Arbucke, sepse sipas një marrëveshjeje që kishte bërë ç֛ifti në fillim të lidhjes së tyre ishte vendosur që ai që kërkonte ndarjen do të hiqte dorë nga unaza,
Nga zbardhja e disa mesazheve të shkëmbyera mes tyre u zbulua se ndarja kishte ardhur me kërkesë të z. Sherrington. Kështu që seancën e fitoi znj. Arbucke.
Por fitorja e saj nuk zgjati shumë sepse gruaja e cila administronte një qendër estetike shpalli falimentin. Për këtë arsye e gjithë pasuria, përfshirë këtu edhe unaza, i sekuestrohen.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...